# Bie në kontakt me energjinë elektrike, dërgohet me urgjencë drejt spitalit punonjësi i kompanisë së internetit

> Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një 40-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se shtetasi me&hellip;

**URL:** https://publialb.al/bie-ne-kontakt-me-energjine-elektrike-dergohet-me-urgjence-drejt-spitalit-punonjesi-i-kompanise-se-internetit/
**Published:** 2020-08-08
**Modified:** 2020-08-08

---

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një 40-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se shtetasi me inicialet E.B ka qenë punonjës i një kompanie interneti, ndërkohë që është dërguar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë lidhur me ngjarjen:

Më datë 08.08.2020, rreth orës 11:00, tek varrezat e Sharres, duke bërë një lidhje të internetit ka rënë në kontakt me energjine elektrike shtetasi E.B., rreth 40 vjeç, punonjës i një kompanie interneti, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Bie në kontakt me energjinë elektrike, dërgohet me urgjencë drejt spitalit punonjësi i kompanisë së internetit
