# Bien në pranga të policisë,  2 persona  të shpallur në kërkim

> Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Shijak, bën me dije se në vijim të punës për kapjen&hellip;

**URL:** https://publialb.al/bien-ne-pranga-te-policise-2-persona-te-shpallur-ne-kerkim/
**Published:** 2020-12-10
**Modified:** 2020-12-10

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Shijak, bën me dije se në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit: A. Z., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; B. T., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 01.12.2020, ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij, për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** 2 persona të shpallur në kërkim, Bien në pranga të policisë
