# Boris Johnson: Janë vaksinuar më shumë se 1.3 milion britanikë

> Kryeministri Boris Johnson tha se nuk kishte &#8220;zgjidhje tjetër&#8221; përveçse të fus Anglinë në një bllokim të tretë kombëtar, pasi shifrat e reja treguan  se&hellip;

**URL:** https://publialb.al/boris-johnson-jane-vaksinuar-me-shume-se-1-3-milion-britanike/
**Published:** 2021-01-06
**Modified:** 2021-01-06

---

Kryeministri Boris Johnson tha se nuk kishte “zgjidhje tjetër” përveçse të fus Anglinë në një bllokim të tretë kombëtar, pasi shifrat e reja treguan  se 1 në 50 njerëz u prek nga koronavirusi javën e kaluar.

 

Duke folur nga Downing Street dje ai tha se, deri më tani, më shumë se 1.3 milion njerëz kanë marrë vaksina Covid-19,  në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Johnson tha se kishte një “perspektivë” që masat të mund të lehtësoheshin në mes të shkurtit pasi të ishte vaksinuar një “pjesë e konsiderueshme e grupeve më të prekshme”.

 

Komentet e tij erdhën ndërsa Britania e Madhe regjistroi gati 61,000 raste të reja Covid brenda natës ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 830.

 

 

---

**Categories:** Bota
**Tags:** Boris Johnson: Janë vaksinuar më shumë se 1.3 milion britanikë
