# Bota vazhdon betejën me COVID-19, shkon mbi 9 milionë numri i të infektuarve

> Ka shkuar mbi 9 milionë numri i personave të infektuar me koronavirius në të gjithë botën.Sipas të dhënave të publikuara deri mesditën e sotme janë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/bota-vazhdon-betejen-me-covid-19-shkon-mbi-9-milione-numri-i-te-infektuarve/
**Published:** 2020-06-22
**Modified:** 2020-06-22

---

Ka shkuar mbi 9 milionë numri i personave të infektuar me koronavirius në të gjithë botën.Sipas të dhënave të publikuara deri mesditën e sotme janë infektuar me Covid-19, 9 052 958 njerëz. Ndërsa, numri i të vdekurve nga koronavirusi deri tashmë ka shkuar në 470 844 persona. Kurse, janë shëruar nga koronavirusi në të gjithë botën deri tani 4 842 306 individë. SHBA është vendi me më shumë persona të infektuar në botë, pasuar nga Brazili, Rusia, India, Britania e Madhe etj. Ndërsa në vendin tonë sot janë rregjistruar  33 raste të reja me koronavirus, nga  239 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19.

---

**Categories:** Bota
**Tags:** Bota vazhdon betejën me COVID-19, shkon mbi 9 milionë numri i të infektuarve
