# Brenda ditëlindjes luksoze të Victoria Beckham! Fotot

> Victoria festoi 47-vjetorin e lindjes ditën e djeshme, teksa organizoi një super festë private me David Beckham dhe familjen e tyre buzë detit. Stilistja e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/brenda-ditelindjes-luksoze-te-victoria-beckham-fotot/
**Published:** 2021-04-19
**Modified:** 2021-04-19

---

Victoria festoi 47-vjetorin e lindjes ditën e djeshme, teksa organizoi një super festë private me David Beckham dhe familjen e tyre buzë detit. Stilistja e famshme publikoi vetë në rrjete sociale foto nga festa, ku nuk mungoi dhe një imazh i ëmbël me partnerin e saj.

![Couple: Victoria Beckham celebrated her 47th birthday in style as she enjoyed an intimate night with their family on the beach](https://i.dailymail.co.uk/1s/2021/04/18/12/41902260-9483957-Couple_Victoria_Beckham_celebrated_her_47th_birthday_in_style_as-a-95_1618744349798.jpg)

Gjithashtu Victoria ndau në rrjete sociale disa dedikime shumë të veçanta që mori nga miqtë e saj si Elton John, Kim Kardashian, Emma Bunton dhe Eva Longoria.

Me këtë rast të shënuar, Victoria nuk harroi të shprehte dashurinë e saj për familjarët, por edhe për nusen e djalit, Nicola Peltz. Stilistja ndau në Instagram një foto të saj me një copë nga torta e ditëlindjes dhe përkrah shkroi: “*Ju dua të gjithëve shumë*”, duke etiektuar David, Brooklyn, Romeo, Cruz, Harper dhe Nicola-n.

![Birthday girl: Victoria was treated to a chocolate cake covered in sprinkles, sharing a selfie of herself with a slice as she wrote: 'I love you all so much' while tagging her family members](https://i.dailymail.co.uk/1s/2021/04/18/12/41901942-9483957-Birthday_girl_Victoria_was_treated_to_a_chocolate_cake_covered_i-a-96_1618744349800.jpg)

Për mbrëmjen festive buzë detit, Victoria veshi një fustan të gjatë të lirshëm në ngjyrë të bardhë dhe me mëngë të gjata. Mes urimeve të shumta që ajo mori, vëmendjen e të gjithëve e fitoi ai i Davd Beckham.

> “Gëzuar ditëlindjen mama. Ne të duam shumë dhe ti meriton ditën më të mirë. Për mamin dhe gruan më të mirë gëzuar 47-vjetorin e lindjes (Unë jam ende 45 meqë ra fjala) të duam shumë”, shkroi David në urimin për Victoria-n.

---

**Categories:** Showbizz
