# CDC del në konkluzionin e rëndësishëm për vaksinën ‘Johnson & Johnson’, asnjë lloj rasti me...

> CDC Autoriteti kryesor i shëndetit publik amerikan, ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Johnson &amp; Johnson, që ishte pezulluar për shkak të disa rasteve të trombozës së&hellip;

**URL:** https://publialb.al/cdc-del-ne-konkluzionin-e-rendesishem-per-vaksinen-johnson-johnson-asnje-lloj-rasti-me/
**Published:** 2021-04-24
**Modified:** 2021-04-24

---

CDC Autoriteti kryesor i shëndetit publik amerikan, ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson, që ishte pezulluar për shkak të disa rasteve të trombozës së ndodhura.

Sipas ekspertëve amerikanë, benefitet tejkalojnë riskun e koagulimit të gjakut, që sipas tyre ndodh në raste shumë të rralla. Me vendim me shumicë, 10 pro, 4 kundra dhe një abstenim, CDC rekomandon vaksinën të gjithë personave sipër moshës 18-vjeçare.

Ndërkohë, në SHBA viktimat ndaj COVID-19 kanë tejkaluar sot shifrën e 370 mijë personave, me më shumë se 32 milionë raste në vend.

 

---

**Categories:** Bota
