# Ç’djalë romantik! Granit Xhaka i bën surprizën më emocionuese bashkëshortes, për ditën e shënuar

> Leonita feston sot ditën e saj të lindjes dhe Graniti i ka bërë një super dedikim për këtë rast. Ai ka publikuar në Instagram disa&hellip;

**URL:** https://publialb.al/cdjale-romantik-granit-xhaka-i-ben-surprizen-me-emocionuese-bashkeshortes-per-diten-e-shenuar/
**Published:** 2021-03-31
**Modified:** 2021-03-31

---

Leonita feston sot ditën e saj të lindjes dhe Graniti i ka bërë një super dedikim për këtë rast. Ai ka publikuar në Instagram disa foto nga ditët e tyre më të rëndësishme si martesa, apo ardhja në jetë e motrës Ayana.

Graniti na e ka vërtetuar prej kohësh se është një djalë mjaft romantik, por sot ma i ka shkrirë zemrat me urimin e ditëlindjes për bashkëshorten e tij.

*“Zemra ime! Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. Urimet më të mira për ditëlindjen tënde. U bëfsh edhe 100 vjeç. Paç gjithmonë shëndet, fat, mbarësi e lumturi”, ka shkruar ai në urimin për Leonitën.*

* *

 

Ndërkohë kujtojmë se dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Disa kohë më parë Leonita zbuloi se është shtatzënë dhe aktualisht çifti janë në qiellin e shtatë nga lumturia. Graniti dhe Leonita ja dolën mbanë që lajmin e bukur ta mbanin të fshehtë për një kohë të gjatë derisa vendosën që ta zbulonin vetë për ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Futbollisti postoi në Instagram një foto shumë të ëmbël, në të cilën shihej përkrah bashkëshortes dhe vogëlushes së tyre, që shumë shpejt do të marrë rolin e motrës së madhe.

*“Familja jonë e vogël po rritet… Mezi po presim të të njohim”, shkroi Graniti përkrah fotos.*

Disa ditë pasi zbuluan shtatzëninë, Leonita tregoi se ata do të bëhen sërish prindër të një vajze dhe se Ayana do të bëhet me motër.

 

 

---

**Categories:** Showbizz
**Tags:** bashkeshortja, dedikimi, familja, Granit Xhaka
