# Celibashi: “Pjesëmarrja në zgjedhje është 46.32%”, merr fund plotësisht procesi për partitë

> Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka deklaruar se pjesëmarrja në zgjedhjet e 25&hellip;

**URL:** https://publialb.al/celibashi-pjesemarrja-ne-zgjedhje-eshte-46-32-merr-fund-plotesisht-procesi-per-partite/
**Published:** 2021-04-28
**Modified:** 2021-04-28

---

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka deklaruar se pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit është 46.32 për qind.

Në fjalën e tij, Celibashi ka pranuar gjithashtu se janë hasur problematike në disa qendra numërimi.

“Është mbyllur plotësisht procesi për partitë, në lidhje me pjesëmarrjen shifrat janë këto: pjesëmarrje është 46.32% nga këto 47.6% është pjesëmarrja e grave dhe 52.34 % janë burra,” deklaroi Celibashi.

---

**Categories:** Aktualitet
