# Çfarë do të bëj opozita nëse humb zgjedhjet? Nard Ndoka lëshon perlën e radhës në studio, me përgjigjen

> Kush mund ta mbajë të qeshurën përballë deklaratave bombastike të Nard Ndokës. Ish-deputeti Nard Ndoka njihet shpesh me përgjigjet e tij, në daljet televizive, kur&hellip;

**URL:** https://publialb.al/cfare-do-te-bej-opozita-nese-humb-zgjedhjet-nard-ndoka-leshon-perlen-e-radhes-ne-studio-me-pergjigjen/
**Published:** 2020-06-24
**Modified:** 2020-06-24

---

Kush mund ta mbajë të qeshurën përballë deklaratave bombastike të Nard Ndokës.

Ish-deputeti Nard Ndoka njihet shpesh me përgjigjet e tij, në daljet televizive, kur pyetet nga gazetarët për tema të aktualitetit.

Ndoka nuk ka zhgënjyer aspak edhe me përgjigjen e fundit.

Ai ka dhënë një përgjigje në studion e Report Tv, ku ka qenë i ftuar pasditen e sotme, duke shkaktuar të qeshura nga të gjithë, përfshirë operatorët, kameranamët dhe jo vetëm të gazetarit që ishte i pranishëm përballë tij dhe që i bëri pyetjen.

“Çfarë ndodh nëse koalicioni opozitar nuk fiton zgjedhjet?”, e pyeti gazetari Besard Jacaj kreun e demokristianëve.

Përgjigja e tij ishte e shkurtër: Do të rrijë në opozitë!

Kaq tha Ndoka, duke bërë që të qeshnin të gjithë, madje ai qeshi edhe vetë me atë që tha.

---

**Categories:** Politike
**Tags:** Çfarë do të bëj opozita nëse humb zgjedhjet? Nard Ndoka lëshon perlën e radhës në studio, me përgjigjen
