# “Çfarë gjuhe flitet në Kosovë”, sulmuesi shqiptar i habit të gjithë me përgjigjen e tij

> Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku, është një futbollist i gjigandëve të Bajern Mynih, por i huazuar tek skuadra e Union Berlinit. &nbsp; Në një&hellip;

**URL:** https://publialb.al/cfare-gjuhe-flitet-ne-kosove-sulmuesi-shqiptar-i-habit-te-gjithe-me-pergjigjen-e-tij/
**Published:** 2021-04-16
**Modified:** 2021-04-16

---

**Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku, është një futbollist i gjigandëve të Bajern Mynih, por i huazuar tek skuadra e Union Berlinit.**

 

Në një intervistë për median gjermane “AFTV”, sulmuesi Dajaku i pyetur se cila gjuhë flitet në Kosovë, u shtang për një moment dhe u përgjigj me fjalën “gjuhë kosovare”.

Gabimi në të shprehur i sulmuesit të ri ka rënë në syrin e shumë fansave të cilët e kanë kritikuar të riun për mënyrën se si u shpreh pasi në trojet shqiptare flitet  gjuhë shqipe. 20 vjeçari shihet si një sulmues me të ardhme teksa është aktivizuar për ekipin e 19 vjeçarëve të Gjermanisë.

**PANORAMASPORT.AL**

---

**Categories:** Sport
