# Çfarë Ndodh Në Trupin Tuaj Kur Konsumoni Qumësht Bajame?

> Qumështi i bajames është një nga alternativat më të njohura të qumështit me bazë bimore. Me një shije të ëmbël dhe të lehtë, ai i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/cfare-ndodh-ne-trupin-tuaj-kur-konsumoni-qumesht-bajame/
**Published:** 2021-04-12
**Modified:** 2021-04-12

---

**Qumështi i bajames është një nga alternativat më të njohura të qumështit me bazë bimore.**

**Me një shije të ëmbël dhe të lehtë, ai i jep një mundësi personave që duan të bien nga pesha apo ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës.**

**Por, sa ia vlen qumështi i bajames? Dhe çfarë ndodh në të vërtetë në trupin tuaj pasi konsumoni qumësht bajame?**

**AgroWeb.org bazuar në fjalën e dietologëve, ju njeh më poshtë me anët pozitive dhe negative të këtij produkti.**

**Do T’ju Marrë Uria Më Shpejt**

**Edhe pse bajamet janë një burim i mirë i proteinave, kalorive, karbohidrateve dhe yndyrnave, gjatë përpunimit shumë prej tyre humbasin.**

**Qumështi i bajames është afërsisht 98% ujë dhe përmban shumë pak lëndë ushqyese. Mungesa e lëndëve ushqyese mund të bëjë që t’ju marrë uria më shpejt.**

**Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë shtimin e një burimi tjetër të proteinave dhe yndyrnave gjatë vaktit tuaj.**

** **

**Nuk përmban laktozë**

**Qumëshi i bajames nuk përmban laktozë dhe kjo mund të jetë një alternativë e mirë për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës.**

**Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës shpesh kanë probleme gastrointestinale, si fryrja e barkut dhe diarreja. Kalimi tek qumështi i bajames mund të ndihmojë.**

**Do Të Merrni Më Shumë Vitamina.**

**Qumështi i bajames në dyqanet ushqimore është i pasuruar me vitamina të nevojshme si vitamina D dhe kalciumi.**

**Nëse po planifikoni të bëni qumësht bajame në shtëpi,  AgroWeb.org ju këshillon të kini kujdes sepse do t’ju duhet të gjeni mënyra të tjera për të marrë mjaftueshëm vitamina.**

**Mund Të Konsumoni Më Shumë Sheqer Nga Sa Mendoni.**

**Bajamet përmbajnë pak sheqer, por jo qumështi i tyre.**

**Shumë varietete të qumështit të bajameve të blera në dyqan përmbajnë sheqerna të shtuara, të fshehura.**

**Mënyra më e mirë për t’i shmangur është të zgjidhni varietete të pa ëmbëlsuara dhe pa aromë.**

** **

---

**Categories:** Lifestyle
