# Çfarë ndodhi? Makina e Françeska Jaçes përfshihet nga flakët

> Mbrëmjen e sotme, një makinë e tipit “Range Rover” është përfshirë nga flakët. Makina është në pronësi të shtetases Françeska Jaçe, banuese në Vlorë. &nbsp; Ka dyshime&hellip;

**URL:** https://publialb.al/cfare-ndodhi-makina-e-franceska-jaces-perfshihet-nga-flaket/
**Published:** 2021-03-30
**Modified:** 2021-03-30

---

Mbrëmjen e sotme, një makinë e tipit “Range Rover” është përfshirë nga flakët.

Makina është në pronësi të shtetases Françeska Jaçe, banuese në Vlorë.

 

Ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, pasi mendohet se makina luksoze “Range Rover Velar” është tentuar të vidhet. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarsia”.

***Njoftimi i policisë:***

*Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases Franceska Jaçe., banuese në Vlorë.*

*Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.*

Sipas burimeve të policisë, automjetet luksoze kanë një sistem anti-zjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensorëve në pika të caktuara, hapen automatikisht. Makina e Françeska Jaçe është ndër mjetet më të shtrenjta, pasi vlera e saj shkon në mbi 50 mijë euro.

Fillimisht, policia mendoi për një bombë poshtë automjetit, por pas verifikimit doli që ishte vetëm një vatër zjarri, e cila dyshohet se ishte vendosur qëllimisht. Dy pistat e hetuara janë ato të një tentative për një zjarrvënie të qëllimshme dhe pista e dytë, është ajo e tentativës për vjedhjen e makinës, e cila në tregun e automjeteve të vjedhura, ka po ashtu vlerë shumë të lartë.

Vetë modelja dhe ish-banorja e “Big Brother” s’ka reaguar rreth kësaj ngjarjeje në rrjete sociale, ndërsa postimi i saj i fundit është në avion, me vendndodhjen Brazil.

E ftuar në një intervistë 60-sekondëshe në *Prive*, Jaçe u pyet nëse është e majtë ose e djathtë, pyetje të cilës iu përgjigj kështu:

*“Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë”.*

Më tej, Jaçe tregoi momentin më të frikshëm në jetë:

*“Kur kam bërë aksident para disa muajsh”.*

*A ekziston mundësia që Françeska të kthehet sërish në Big Brother?*

*“Varet nga sasia e parave që më ofrojnë”.*

*Po kështu, ndër të tjera, modelja u pyet se me kë prej shoqeve nuk flet më.*

*“Me disa prej tyre, dy”, tha ajo.*

---

**Categories:** Showbizz
**Tags:** franceska jace, Makina, zjarrvenia
