# Çfarë u diskutua në takimin mes Ramës dhe ambasadorëve Kim dhe Soreca

> Mëngjesin e sotëm ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u takuan me kryeministrin Rama për rreth&hellip;

**URL:** https://publialb.al/cfare-u-diskutua-ne-takimin-mes-rames-dhe-ambasadoreve-kim-dhe-soreca/
**Published:** 2020-07-27
**Modified:** 2020-07-27

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/Screenshot_2-29-770x433-1-300x169.png)

Mëngjesin e sotëm ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u takuan me kryeministrin Rama për rreth një orë.

Mësohet se në këtë takim ambasadorët falenderuan Ramën në lidhje me qëndrimin e tij për marrëveshjen e 5 qershorit duke theksuar se mirëpresin vazhdimin e diskutimeve të ndërsjella, në Këshillin Politik.

Ambasadori theksoi rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Nga ana e tij, kryeministri Rama mësohet se i ka siguruar faktorit ndërkombëtar gatishmërinë për dialog edhe përtej 30 korrikut.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** Çfarë u diskutua në takimin mes Ramës dhe ambasadorëve Kim dhe Soreca
