# Covid- 19 i mori jetën pabesisht gazetarës së njohur shkodrane Anila Dushi, ja çfarë shkruante për betejën me virusin

> Gazetarja Anila Dushi nga Shkodra ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të COVID, në moshën 54-vjeçare. Pak ditë më parë ajo kishte përshkruar në rrjetet sociale&hellip;

**URL:** https://publialb.al/covid-19-i-mori-jeten-pabesisht-gazetares-se-njohur-shkodrane-anila-dushi-ja-cfare-shkruante-per-betejen-me-virusin/
**Published:** 2021-04-10
**Modified:** 2021-04-10

---

Gazetarja Anila Dushi nga Shkodra ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të COVID, në moshën 54-vjeçare.

Pak ditë më parë ajo kishte përshkruar në rrjetet sociale betejën me këtë sëmundje, e cila i mori i jetën.

Postimi i plotë

“Kam besuar që në fillim se Covid-19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar. Por qenka tmerr”, kishte shkruar Dushi disa ditë më parë.

Dushi ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.  Ajo kishte shume vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe TV lokale e kombëtare.

Për ndarjen e saj nga jeta kanë reaguar mjaft të pikëlluar në rrjetet sociale shumë kolegë të Dushit.

![COVID i mori jetën, çfarë shkruante gazetarja e njohur për](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-60715665bf660.jpg)

---

**Categories:** Aktualitet
