# Covid-19/ Ja se si paraqitet situata gjatë 24- orëve të fundit në vendin tonë

> Janë kryer 1,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/covid-19-ja-se-si-paraqitet-situata-gjate-24-oreve-te-fundit-ne-vendin-tone/
**Published:** 2021-05-03
**Modified:** 2021-05-03

---

Janë kryer 1,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID19.

---

**Categories:** Aktualitet
