# Covid-19/ Nga se përbëhet secila vaksinë zyrtare dhe si funksionojnë ato?

> Fushata më e madhe botërore e vaksinimit, e kryer ndonjëherë nga njerëzimi është në zhvillim, teksa vende përpiqen të krijojnë imunitetin e tufës në popullatat&hellip;

**URL:** https://publialb.al/covid-19-nga-se-perbehet-secila-vaksine-zyrtare-dhe-si-funksionojne-ato/
**Published:** 2021-04-19
**Modified:** 2021-04-19

---

Fushata më e madhe botërore e vaksinimit, e kryer ndonjëherë nga njerëzimi është në zhvillim, teksa vende përpiqen të krijojnë imunitetin e tufës në popullatat e tyre me shtimin e përpjekjeve të imunizimit.

 Deri në mars 2021 nëntë vaksina kryesore po përdoren kundër virusit SARS-COV-2. Miliarda njerëz po presin në radhë për t’u vaksinuar ndërsa disa qindra miliona doza tashmë janë shpërndarë në popullata.

#### **Por nga se janë të përbëra vaksinat?**

Sipas analizes se rrjetit nga Hong Kong, [SouthChinaMorningPost](https://www.scmp.com/video/coronavirus/3128139/scmp-explains-whats-covid-19-vaccine), të gjitha vaksinat kundër Covid -19 përmbajnë atë që quhet “ingredienti aktiv”, që është elementi biologjikisht aktiv në një mjekim farmaceutik.

Vaksinat e koronavirusit përmbajnë tre ingredientë kryesorë aktivë.

mRNA është elementi i përdorur nga vaksinat e Pfizer dhe Moderna (RNA në anglisht quhet materiali gjenetik ARN), në vaksinën e Oxford-Astra-Zeneca dhe Johnson&Johnson përdoret metoda e vektorit viral, ndërsa vaksina kineze Sinovac përdor metodën e virusit të deaktivuar.

mRNA quhet ndryshe “mesazheri në acidin ribonukleik” dhe është materiali gjenetik që i urdhëron trupin të krijojë proteina.

Ndersa Vektori viral është versioni i modifikuar i virusit të padëmshëm, që dërgon informacione të rëndësishme te qelizat tona.

Metoda e virusit te deaktivizuar; ky i fundit është i rritur në laborator dhe më pas është vrarë për të shkatërruar aftësinë e tij të shkaktimit të sëmundjes

Të gjitha metodat kanë të njëjtin objektiv: Të aktivizojnë krijimin e anti-trupave nga trupi i njeriut për të luftuar koronavirusin.

Studiuesit thonë me siguri se nga vaksinat askush nuk infektohet me koronavirus dhe se ato nuk ndërhyjnë në ADN-së e njeriut. Përveç ingredientëve, përbërësi kryesor i vaksinave është uji.

Vaksiant përmbajnë gjithashtu disa tipe kripërash që stimulojnë reagimet trupore për krijimin e anti-trupave. Sheqernat ndihmojnë në stabilizimin e vaksinës në temperatura të ulëta ndërsa kimikatet si Polysorbate 80 ndihmojnë në ruajtjen e vaksinës të tretshme në ujë. Ato përdoren gjithashtu në ushqime si akulloret.

Shqetësime janë ngritur nga besimtarë katolikë për lidhjet e prodhimit të vaksinës me abortin, prej përdorimit të materialeve nga fetuset e bebeve të vdekura ose të abortuara. Disa nga kompanitë prodhuese thonë se qelizat fetale te përdorura prej tyre, janë rritur në laborator prej fetuseve të vdekura prej viteve 1970 e 1980-të.

Shqetësime janë ngritur dhe nga ente të klerit musliman për përdorimin e qelizave të derrit në faza të ndryshme të prodhimit, për çka raportohet se është preferuar vaksina kineze.

Pfizer, Moderna e Johnson&Johnson thonë se përdorin qeliza fetusesh njerëzore për krijimin e vaksinave por dozat finale të injektuara nuk kanë përmbajtje të tyre.

Vatikani ka folur mbi çështjen duke thënë se “është moralisht e pranueshme të merren vaksina të Covid-19 nga fetuse të abortuara që janë përdorur gjatë procesit të kërkimit dhe prodhimit”.

Teksa prodhuesit rrisin prodhimin e vaksinave prej kërkesës, ingredientët e tyre duket se jane të mjaftueshëm për të gjithë popullsinë e botës./Burimi:[Top Cahnnel](https://top-channel.tv/2021/04/06/covid-19-nga-se-perbehet-secila-vaksine-zyrtare-dhe-si-funksionojne-ato-fotot/)

---

**Categories:** Bota
