# Covid-19/ Rënie drastike e rasteve në vendin tonë, ja se sa vdekje u shënuan

> Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vetëm një qytetar nuk e ka fitur dot betejën me covid-19, ndryshe nga dje ku u regjistruan 6&hellip;

**URL:** https://publialb.al/covid-19-renie-drastike-e-rasteve-ne-vendin-tone-ja-se-sa-vdekje-u-shenuan/
**Published:** 2021-04-26
**Modified:** 2021-04-26

---

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vetëm një qytetar nuk e ka fitur dot betejën me covid-19, ndryshe nga dje ku u regjistruan 6 viktima.

> *“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç ngaTirana e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”*

Edhe numri i infeksioneve ka shënuar ulje, edhe pse ka patur më pak testime. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë. Dje u regjistruan 128 të infektuar.

> *“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.”*

**Të shëruar**

Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.

**Situata në spitale**

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

**Apeli**

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

**Statistika (26 Prill 2021)**

Raste të reja ditore        69

Të shëruar në 24 orë      737

Të shtruar në spitale      147

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                994

Testime totale             627,983

Raste pozitive             130,606

Raste të shëruara       106,465

Raste Aktive                 21,762

Humbje jete                  2,379

**Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:**

Tiranë   16993

Fier      1800

Durrës  648

Shkodër      554

Gjirokastër   389

Korçë    495

Vlorë    270

Elbasan   126

Kukës     204

Dibër    141

Berat       93

Lezhë     41

---

**Categories:** Aktualitet
