# Dalin pamjet e autorëve që qëlluan gazetarin grek, ishin mbi motor dhe të maskuar

> Kamerat e sigurisë kanë zbuluar lëvizjet e fundit të dy autorëve që ekzekutuan gazetarin grek, George Karaivaz. Pamjet e siguruara kanë rënë në duart e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dalin-pamjet-e-autoreve-qe-qelluan-gazetarin-grek-ishin-mbi-motor-dhe-te-maskuar/
**Published:** 2021-04-12
**Modified:** 2021-04-12

---

**Kamerat e sigurisë kanë zbuluar lëvizjet e fundit të dy autorëve që ekzekutuan gazetarin grek, George Karaivaz.**

**Pamjet e siguruara kanë rënë në duart e policisë, të cilët po hetojnë çështjen dhe kërkojnë prova për të identifikuar autorët.  Në fotografi duket shoferi i motorit “Beverly”, i veshur me të zeza, teksa në kokë mban një kaskë të bardhë.**

**Ndërsa pasagjeri dhe ekzekutuesi i dyshuar i gazetarit ka një maskë të zezë, është i veshur me pantallona blu të errëta dhe bluze gri.**

**Sipas informacioneve që kanë autoritetet deri tani, pasi qëlluan për vdekje gazetarin, autorët u larguan në një pikë të panjohur, braktisën motorin dhe hipën në një automjet me të cilin u arratisën dhe zhdukën gjurmët.**

**Policia po shqyrton makinën e George Karaivaz për të zbuluar nëse është instaluar një gjurmues GPS me të cilin autorët kanë monitoruar viktimën e tyre.**

**Sende të tjera personale që i përkasin George Karaivaz, të tilla si laptopi dhe telefoni i tij celular janë marrë nga policia për të hetuar në detaje se nëse gjejnë ndonjë lidhje me autorët.**

** ![FOTO/ Mbi motor të maskuar, dalin pamjet e autorëve që](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-60741c819110b.jpg)**

![FOTO/ Mbi motor të maskuar, dalin pamjet e autorëve që](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-60741c816b380.jpg)

![FOTO/ Mbi motor të maskuar, dalin pamjet e autorëve që](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-60741c8119be5.jpg)

---

**Categories:** Bota
