# Dasmat vazhdonin dhe pse të ndaluara, policia e Durrësit proçedimin penal ndaj pronarit të lokalit

> Policia Vendore në Durrës, deklaron se po vijon kontrollet ndaj subjekteve private, të fokusuara në plazhe dhe mjedise ku organizohen dasma. Por, me gjithë gjobat&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dasmat-vazhdonin-dhe-pse-te-ndaluara-policia-e-durresit-procedimin-penal-ndaj-pronarit-te-lokalit/
**Published:** 2020-08-21
**Modified:** 2020-08-21

---

**Policia Vendore në Durrës, deklaron se po vijon kontrollet ndaj subjekteve private, të fokusuara në plazhe dhe mjedise ku organizohen dasma. Por, me gjithë gjobat e vendosura nga policia një** lokal në Durrës dhe një tjetër në Krujë vazhdonin të kryenin ceremoni martesore, dhe ishin gjobitur më parë nga policia. Pronari i një lokalit në Krujë, dhe pse ishte gjobitur 3 herë më parë nga 1 milion lekë dhe i ishte mbyllur aktiviteti për një periudhë 6-mujore, vazhdonte me ceremonitë e dasmave.

Njoftimi i policisë:

** ***Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin Xh.B., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në Fushë Krujë, i cili ishte ndëshkuar 3 herë me  masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua përsëri nga shërbimet e Policisë  duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.*

*Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.*

*—*

*Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Spitallë, Durrës, subjektin në pronësi të shtetasit S.P., i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur me Aktin Normativ.*

*Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë Durrës, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.*

 

---

**Categories:** Lajme
