# “Dear Milan”, videoja e tetovarëve që po thyen rrjetin

> Shkëndija ka publikuar një video dëfryese në faqen zyrtare të klubit, ku ka bërë humor me Milanin dhe vetveten. Duke mos mohuar asnjëherë nivelin e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dear-milan-videoja-e-tetovareve-qe-po-thyen-rrjetin/
**Published:** 2017-08-15
**Modified:** 2017-08-15

---

![](http://vizion.com.al/wp-content/uploads/2017/08/News-Milan-Skendija-04.jpg)

Shkëndija ka publikuar një video dëfryese në faqen zyrtare të klubit, ku ka bërë humor me Milanin dhe vetveten. Duke mos mohuar asnjëherë nivelin e lartë të Milanit, Shkëndija ka krahasuar cilësitë e Milanit me atë të klubit tetovar, aspektet e kulturës së dy qyteteve, Milanos dhe Tetovës. Krahasimet e bëra janë vërtet interesante, aq sa dhe mediat italiane e kanw publikuar si lajm. Video mbyllet me moton se të gjithë zemrat e shqiptarëve do të rrahin “kuq e zi”, ashtu sikurse që janë ngjyrat e klubit të Milanit. Shkëndija dhe Milani do të përballen më 19 gusht në San Siro në ndeshjen e parë. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 24 gusht në Shkup.

---

**Categories:** Lajme, Sport
**Tags:** “Dear Milan”, videoja e tetovarëve që po thyen rrjetin
