# Dedikimi prekës, Almeda Abazi kujton me mall të atin e ndjerë në ditën e tij të lindjes

> Para 12 vitesh, aktorja Almeda Abazi ka humbur një prej personave më të dashur për të, babain. Mungesa e tij e ka vrarë çdo ditë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dedikimi-prekes-almeda-abazi-kujton-me-mall-te-atin-e-ndjere-ne-diten-e-tij-te-lindjes/
**Published:** 2020-07-29
**Modified:** 2020-07-29

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/800-0-5f2070e236e8d-770x437-1-300x170.jpg)

Para 12 vitesh, aktorja Almeda Abazi ka humbur një prej personave më të dashur për të, babain. Mungesa e tij e ka vrarë çdo ditë dhe jo rrallë në rrjete sociale Almeda ka treguar sa shumë i mungon personi i saj i zemrës.

Sot, i ati do të festonte ditëlindjen dhe aktorja nuk ka vonuar të publikojë në Instagram disa foto të vjetra të tijat. Ajo e ka kujtuar babain me mall teksa fotot i shoqëron me një zemër, ndërsa fotoja e fundit e postimit na e mori vemendjen.

 

Almeda ka shkuar të vizitojë së bashku me të birin varrin e të atit, ndërsa në një tjetër foto shfaqen aktorja dhe motra e saj në moshë të vogël. Aktualisht, Almeda po jeton në Turqi me bashkëshortin dhe djalin e saj, ndërsa mamaja dhe motra ndodhen gjithashtu në këtë vend pranë saj.

![foto galeri ](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/07/Almeda-Abazi.jpg)

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** Almeda Abazi kujton me mall të atin e ndjerë në ditën e tij të lindjes, Dedikimi prekës
