# Demokratët e Durrësit, votojnë kandidatët për deputet të propozuar nga anëtarësia

> Demokratët e  Durrësit, kanë votuar sot për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/demokratet-e-durresit-votojne-kandidatet-per-deputet-te-propozuar-nga-anetaresia/
**Published:** 2020-10-03
**Modified:** 2020-10-03

---

Demokratët e  Durrësit, kanë votuar sot për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. 3150 anëtarë të PD-së Durrës kanë të drejtë vote dhe figurojnë në lista, në një proçes i cili nisi në orën 10:00 në mjediset e  pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”.  Një komision i ardhur nga kryesia e Partisë Demokratike, nisi menjëherë nga puna me proçesin, ku anëtarët e Partisë Demokratike nisën nga votimi, ndërsa hyrja dhe dalja u bën në dyer të veçanta, për shkak të protokollit anticovid.  Në mjediset e jashmte të pallatit të kulturës, ishin vendosur udhëzuesit përkatës, mbi mënyrën e proçesit të votimit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i dërguai i kryesisë për ndjekjen e proçesit në Durrës, u shpreh si kudo dhe në mbarë vendin proçesi në Durrës ka ecur mirë me mjaft intenstitet dhe kjo shprehej dhe nga mbështetja e anëtarëve të partisë demokratike.

 

Vlerësime për mënyrën e përzgjedhjes së kandidaturave në këtë proçes solli dhe kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, *Ferdinand Xhaferraj. Sipas Xhaferrajet kjo mënyrë përzgjedhje për herë të parë erdhi nga poshtë lartë dhe se do të sjellë ndryshimin që presin të gjithë. *

* *

Nga rreth 350 emra që u propozuan gjatë mbledhjeve të grupseksioneve nga baza e PD-së Durrës, komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve solli në bazë për votim 27 emra.  Votimi i kandidatëve, këtë vit është i ndryshëm,  pasi nuk do të votohet kandidati më i preferuar nga anëtari i PD-së, por do të votohen 1-5 emra që nuk i pëlqejnë votuesit. Demokratët kanë gjithashtu të drejtën të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një deri në pesë emra.

 

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Demokratët e Durrësit, votojnë kandidatët për deputet të propozuar nga anëtarësia
