# Dëmtimi i dekorit të qytetit, punohet gjatë natës për riparimet e dëmeve

> Të rinjtë në qytetin e Durrësit marshuan mbrëmë për të dytën herë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, mesnatën e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/demtimi-i-dekorit-te-qytetit-punohet-gjate-nates-per-riparimet-e-demeve/
**Published:** 2020-12-12
**Modified:** 2020-12-12

---

Të rinjtë në qytetin e Durrësit marshuan mbrëmë për të dytën herë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, mesnatën e 8 dhjetorit, në Tiranë. Por, ndërsa u duk se të rinjtë që protestuan po shpërndaheshin me qetësi nuk ka ndodhur kështu.  Protestuesit u panë të drejtohen  drejt sheshit “Liria” dhe shkatërruan dekorin festiv, vendosur në qendër të qytetit. Në lidhje me këtë situatë, kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, reagoi me një postim në faqen e saj zyrtare në FaceBook, duke dënuar aktin.

“Çdo njeri ka të drejtë të protestojë, por dhuna dhe shkatërrimi janë të papranueshme. Qytetaria durrsake që është vlera më e fortë e Durrësit, nuk i ka përkrahur kurrë aktet vandale ndaj pronës publike dhe të mirës së përbashkët.

Qyteti është i të gjithëve dhe ne si çdo ditë jemi në shërbim të Durrësit dhe qytetarëve durrsakë”, shkruan kryetarja e bashkisë.

Postimin ajo e shoqëron me shumë foto, ku shihet puna intensive për riparimin e dëmtimeve në dekorin e qytetot.

“Nga puna intensive për të rregulluar gjithçka që u shkatërrua nga vandalizmi”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

 

Çdo njeri ka të drejtë të protestojë, por dhuna dhe shkatërrimi janë të papranueshme.

Qytetaria durrsake që është vlera më e fortë e Durrësit, nuk i ka përkrahur kurrë aktet vandale ndaj pronës publike dhe të mirës së përbashkët.
Qyteti është i të gjithëve dhe ne si çdo ditë jemi në shërbim të Durrësit dhe qytetarëve durrsakë.

Nga puna intensive për të rregulluar gjithçka që u shkatërrua nga vandalizmi.

![](https://scontent.ftia8-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-0/s600x600/130986344_136140771636636_3572898077358416539_n.jpg?_nc_cat=111&ccb=2&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=nDUnY5hkMUUAX8DKZkW&_nc_ht=scontent.ftia8-1.fna&tp=7&oh=272061dde4b56f4f068e7e5299331b4f&oe=5FF886A9)

![](https://scontent.ftia8-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-0/s600x600/130277186_136140781636635_7965105358600732896_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=2&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=RpmFH6dS1PcAX_6n2ju&_nc_ht=scontent.ftia8-1.fna&tp=7&oh=c2204bcb8da38025788fd8b5eb740cf8&oe=5FF9F86D)

![](https://scontent.ftia8-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-0/s600x600/130244451_136140811636632_7005476507197097051_n.jpg?_nc_cat=109&ccb=2&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=ZWonkSEfDn4AX-6gZRX&_nc_ht=scontent.ftia8-1.fna&tp=7&oh=b20c58a5e944a7c5fbb7ceda487a108a&oe=5FF84FF7)

![](https://scontent.ftia8-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-0/s600x600/130208700_136140821636631_2297748146502910869_n.jpg?_nc_cat=100&ccb=2&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=dtjZyRvI6n8AX9rnFo0&_nc_ht=scontent.ftia8-1.fna&tp=7&oh=e05f27d1fc3dbaa09d8d3c4a47ab1736&oe=5FF9FAC8)

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Dëmtimi i dekorit të qytetit, punohet gjatë natës për riparimet e dëmeve
