# Deri kur do jenë të pezulluara fluturimet në Rinas, ja përgjigja

> Për shkak të mungesës së një pjese të madhe të kontrollorëve të trafikut ajror, fluturimet e parashikuar a për në Rinas gjatë ditës së sotme&hellip;

**URL:** https://publialb.al/deri-kur-do-jene-te-pezulluara-fluturimet-ne-rinas-ja-pergjigja/
**Published:** 2021-04-08
**Modified:** 2021-04-08

---

Për shkak të mungesës së një pjese të madhe të kontrollorëve të trafikut ajror, fluturimet e parashikuar a për në Rinas gjatë ditës së sotme janë pezulluar deri në 14:00.

Aeroporti “Nënë Tereza” nuk ka njoftime për pezullim të fluturimeve pas orës 14:00.  Rreth 24 kontrollorë të trafikut ajror u shoqëruan mbrëmë në polici, ndërkohë 4 prej tyre janë liruar paraditen e së enjtes.

Pasi ata shpallën paaftësinë e përkohshme me argumentin se janë të stresuar,  fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” u pezulluan. Deri tani, asnjë urdhër arresti nuk është prerë për asnjë prej kontrollorëve.

Prokuroria nisi hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

 

---

**Categories:** Aktualitet
