# Dhuna në familje, dy në pranga

> Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit bëri me dije se ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për dhnë të ushtruar ndaj bashkëshorteve&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dhuna-ne-familje-dy-ne-pranga/
**Published:** 2021-03-18
**Modified:** 2021-03-18

---

Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit bëri me dije se ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për dhnë të ushtruar ndaj bashkëshorteve të tyre.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, ndaluan shtetasin V. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Dhuna në familje, dy në pranga
