# Dhunë ndaj punonjësit të policisë, arrestohet 34 vjeçari

> Policia Vendore e Durrësit, deklaroi se arrestoi një 34 vjeçar, pasi akuzohet se ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë momenteve të shoqërimit në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dhune-ndaj-punonjesit-te-policise-arrestohet-34-vjecari/
**Published:** 2020-08-03
**Modified:** 2020-08-03

---

Policia Vendore e Durrësit, deklaroi se arrestoi një 34 vjeçar, pasi akuzohet se ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë momenteve të shoqërimit në organit blu.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ky shtetas ka kundërshtuar dhe ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, në lagjen Nr. 1, Durrës.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** arrestohet 34 vjeçari, Dhunë ndaj punonjësit të policisë
