# Dhunon babain, arrestohet nga policia

> Drejtoria e Policisë në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar, për veprën penale &#8220;Dhuna në familje&#8221;.  I riu akuzohet se&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dhunon-babain-arrestohet-nga-policia/
**Published:** 2020-12-02
**Modified:** 2020-12-02

---

Drejtoria e Policisë në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.  I riu akuzohet se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht babain e tij.

*Njoftimi i policisë: *

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** arrestohet nga policia, Dhunon babain
