# Dhunon kunatën, arrestohet nga policia

> Policia Vendore në Durrës, ka bërë me dije se ka arrestuar në flagrancë  një 48 vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dhunon-kunaten-arrestohet-nga-policia/
**Published:** 2020-11-23
**Modified:** 2020-11-23

---

Policia Vendore në Durrës, ka bërë me dije se ka arrestuar në flagrancë  një 48 vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Njoftimi I policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** arrestohet nga policia, Dhunon kunatën
