# Diabeti – Shtatë Shenjat Që Meshkujt Nuk Duhet T’i Injorojnë

> Autoritetet konfirmojnë se në vend janë të diagonstikuar rreth 75 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4-5 mijë raste reja me diabet. Rëndësia&hellip;

**URL:** https://publialb.al/diabeti-shtate-shenjat-qe-meshkujt-nuk-duhet-ti-injorojne/
**Published:** 2021-04-23
**Modified:** 2021-04-23

---

Autoritetet konfirmojnë se në vend janë të diagonstikuar rreth 75 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4-5 mijë raste reja me diabet.

Rëndësia e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sëmundjes është shumë e madhe, për vetë faktin se në fazën fillestare të para-diabetit njeriu mund t’i paraprijë shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për simptomat e diabetit që meshkujt nuk duhet t’i injorojnë.

#### **Infeksionet**

Niveli i lartë i sheqerit në gjak nxit zhvillimin e infeksioneve dhe mykut.

#### Urinimi i Shpeshtë

Urinimi i shpeshtë është një tregues i diabetit.

Urinimi mund të ndodhë gjatë ditën dhe natës.

Një mashkull që vuan nga një problem i tillë duhet të bëjë analizat për prostatën dhe diabetin.

#### **Plogështia**

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë lodhje, plogështi dhe shterim të energjive tek një burrë.

Lodhja vazhdon deri një vit pas diagnostikimit.

#### **Trashëgimia Genetike**

Nëse një anëtar i familjes së një burri vuan nga diabeti ose brezi i mëparshëm  i familjarëve ka vuajtur nga kjo sëmundje, atëherë kontrolli mjekësor është i domosdoshëm.

#### **Mbipesha**

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se meshkujt e prekur nga diabeti shtojnë më pak peshë se gratë, por kjo nuk do të thotë që ata duhet të ulin vigjilencën.

Kur nivelet e sheqerit në gjak janë në nivele të larta ato mund të ndikojnë tek oreksi, metabolizmi dhe mbipesha.

#### **Dhimbje Kraharori Gjatë Aktivitetit Fizik**

Problemet me metabolizmin kanë lidhje të fortë me fazën e parë të diabetit.

Tek këto probleme përfshihet edhe tensioni i lartë i gjakut, një problem që ju vë në rrezik ndaj ishemisë dhe dhimbjes së kraharorit.

Njerëzit që përjetojnë dhimbje kraharori gjatë një aktiviteti të caktuar fizik duhet të kryejnë analizat e diabetit.

#### **Mungesë Simptomash**

Faza e parë e diabetit shoqërohet me një mungesë simptomash, një situatë që mund të zgjasë për vite të tëra.

Mjekët shpjegojnë se problemet me nivelin e sheqerit në gjak mund të vazhdojnë për 6-7 vite përpara diagnostikimit.

Diabeti është një sëmundje që marshon dhe shkatërron ngadalë ndaj kini kujdes

Analizat e rregullta të gjakut ju ndihmojnë për kapjen në kohë të sëmundjes.**/AgroWeb.org**

---

**Categories:** Shendeti
