# Diell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Por fundjava vjen me surpriza,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/diell-dhe-rritje-temperaturash-ja-parashikimi-i-motit-per-sot-10/
**Published:** 2020-11-27
**Modified:** 2020-11-27

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Por fundjava vjen me surpriza, ku të dielën pritet ulje e ndjeshme temperaturash dhe reshje në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.

 

 

---

**Categories:** Aktualitet
