# Diell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/diell-dhe-rritje-temperaturash-ja-parashikimi-i-motit-per-sot-5/
**Published:** 2020-10-02
**Modified:** 2020-10-02

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

---

**Categories:** Aktualitet
