# Digjet gjatë natës, makina e parkuar pranë banesës

> Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës së mbrëmshme, në një fshat të Krujës, ndërkohë që policia tha se nuk dihen ende rrethanat e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/digjet-gjate-nates-makina-e-parkuar-prane-baneses/
**Published:** 2020-06-26
**Modified:** 2020-06-26

---

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës së mbrëmshme, në një fshat të Krujës, ndërkohë që policia tha se nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

**Njoftimi i plotë **

 

Krujë/Informacion paraprak

 

Më datë 26.06.2020, rreth orës 01:50, në fshatin Derven, Krujë, është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Digjet gjatë natës, makina e parkuar pranë banesës
