# Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës së Peshqve

> Peshqit: 19 shkurt – 20 mars Elementi: Uji Planeti drejtues: Neptuni Simboli: Peshku Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës Të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/disa-arsye-pse-duhet-te-dalesh-me-nje-grua-te-shenjes-se-peshqve/
**Published:** 2020-05-08
**Modified:** 2020-05-08

---

Peshqit: 19 shkurt – 20 mars

Elementi: Uji

Planeti drejtues: Neptuni

Simboli: Peshku

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

![Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës](https://cdnimpuls.com/o.anabel.al/media3/-785-0-5c67c3976325c.jpg)

Të dalësh me një grua që i përket shenjës së fundit të zodiakut është gjëja më e mirë që mund t’i bësh vetes; është romantike, ka një imagjinatë të zhvilluar, tolerante dhe shumë selektive. Ndaj nëse je i përzgjedhuri i saj, duhet të ndihesh i privilegjuar.

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

![Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës](https://cdnimpuls.com/o.anabel.al/media3/-785-0-5c67c4015aa3e.jpg)

RIHANNA/ DITËLINDJA: 20 SHKURT, 1988

Ajo është e dashur dhe shumë, por shumë e ndjeshme. Ndonjëherë, njerëzit këtë detaj ia marrin për dobësi, por është jashtë natyrës së Peshqve që të mos tregohen të sjellshëm dhe e përkujdesur. Mjafton një gjest i vogël dhe do t’ju mbajnë në mendime gjatë gjithë ditës.

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

![Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës](https://cdnimpuls.com/o.anabel.al/media3/-785-0-5c67c39561c13.png)

Peshqit përgjithësisht përshtaten lehtë. Nëse nuk je në humor, nuk do të bezdisë fare. Nëse do të luash, do të luajë me ty. Ajo është një shpatull e mirë për të qarë të gjitha hallet. Cilësohet me të drejtë si ëndërrimtare, e zhytyr në botën e saj larg realitetin. Por kjo është gjë e mirë, sepse tenton t’i shohë gjërat më thellë dhe ka jo pak ambicie për dashurinë.

Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës

![Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës](https://cdnimpuls.com/o.anabel.al/media3/-785-0-5c67c396bb268.jpg)

Një grua e tillë ka një shpirt bujar dhe nuk lodhet aspak duke u përkushtuar në marrëdhënie. Madje, është shumë e vetëdijshme për nevojat e partnerit dhe ia lexon mendimet sa hap e mbyll sytë.

Nëse me një Virgjëreshë të duhet pak kujdes sepse analizon çdo detaj, Peshqit nuk i vënë re shumë gjërat dhe i anashkalojnë disa detaje të parëndësishme, sipas tyre. Një darkë ideale për një grua të tillë janë ato darkat romantike klishe; qirinj, shëtitje në plazh, ecje në park ose një film nën batanije.

Ç’kërkoni më shumë?!

![Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës](https://cdnimpuls.com/o.anabel.al/media3/-785-0-5c67c3962a89e.jpg)

Credit /anabelmagazine

---

**Categories:** HOROSKOPI
**Tags:** Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës së Peshqve
