# Dita e fundit me reshje për këtë javë, ja parashikimi i motit për sot

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me reshje. Gjatë pasdites pritet një përmirësim i ndjeshëm i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dita-e-fundit-me-reshje-per-kete-jave-ja-parashikimi-i-motit-per-sot/
**Published:** 2021-02-02
**Modified:** 2021-02-02

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me reshje. Gjatë pasdites pritet një përmirësim i ndjeshëm i motit, ku vranësirat e shoqëruar me reshje i lënë vendin motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

---

**Categories:** Aktualitet
