# Dita Ndërkombëtare e Romëve, Ministrja Evis Kushi: "Ja disa nga politikat e MASR në mbështetje të komunitetit rom"

> Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar sot në Elbasan një bashkëbisedim me përfaqësues&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dita-nderkombetare-e-romeve-ministrja-evis-kushi-ja-disa-nga-politikat-e-masr-ne-mbeshtetje-te-komunitetit-rom/
**Published:** 2021-04-09
**Modified:** 2021-04-09

---

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar sot në Elbasan një bashkëbisedim me përfaqësues të komunitetit rom rreth nevojave kryesore që kanë dhe mbi promovimin e kulturës, vlerave dhe të drejtave të tyre si komunitet.

 

Në fjalën e saj, Ministrja Kushi cilësoi fillimisht se “Modelet e suksesit nga komuniteti rom sot janë vetëm në rritje, falë ambicies e përkushtimit të tyre, por edhe falë punës së mirë që po bëhet gjatë këtyre viteve për gjithëpërfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri”.

Ndërkohë, Znj. Kushi nënvizoi disa prej politikave të ndërmarra në të gjitha nivelet e arsimit, të cilat i vijnë në mbështetje komunitetit rom.

“Falë politikave tona në të gjitha nivelet e arsimit, kemi siguruar për komunitetin rom: tekste falas në gjithë sistemin parauniversitar; përjashtim nga tarifat në bachelor dhe përgjysmim të tyre në master; kuota të veçanta regjistrimi në të gjitha universitetet tona publike” – u shpreh ajo.

 

Në fund, Ministrja Kushi nënvizoi se MASR është e vendosur dhe e angazhuar për të zhvilluar më tej politika dhe projekte, të cilat mbështesin nxënësit dhe studentët romë dhe promovojnë kulturën, vlerat dhe të drejtat e tyre.

 

---

**Categories:** Sociale
