# Dua Lipa pozon për herë të parë për një revistë shqiptare, dhe duket e mahnitshme

> Dua Lipa prej kohësh ka pushtuar kopertinat e revistave prestigjioze. Tanimë mund ta shihni Duan dhe një një revistë shqiptare pasi ka dhënë së fundmi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dua-lipa-pozon-per-here-te-pare-per-nje-reviste-shqiptare-dhe-duket-e-mahnitshme/
**Published:** 2021-04-14
**Modified:** 2021-04-14

---

Dua Lipa prej kohësh ka pushtuar kopertinat e revistave prestigjioze.

Tanimë mund ta shihni Duan dhe një një revistë shqiptare pasi ka dhënë së fundmi një rrëfim për “Global Woman”.

Këtë lajm e ka bërë me dije kryeredaktorja e revistës, përmes një postimi në rrjete sociale.

*“Sot është padiskutim një ndër divat ndërkombëtare të muzikës botërore dhe ne s’mund të jemi më krenar që Dua Lipa vjen në Global Woman!”, ka shkruar ajo.*

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/duaa.jpg)

Dua shfaqet në kopertinën e revistës veshur e gjitha me të kuqe dhe si gjithmonë duket bukur dhe e kuruar deri në detaje.

 

Kujtojmë se së fundmi, revista “Time” ka publikuar listën me 100 personazhet më me influencë dhe e para që përmendet është Dua Lipa (sytë zemra). Puna e saj e madhe për albumin “Future Nostalgia” është shpërblyer plotësisht. Këngëtarja është shfaqur edhe në kopertinën e “Time” duke i vënë vulën përgjithmonë suksesit të saj.

Legjenda Kylie Minogue, me të cilën Lipa bashkëpunoi për remix e këngës “Real Groove” ka shkruar një profil për artisten duke e cilësuar si një yll që shkëlqen.

*“Dua Lipa është një yll që shkëlqen, që ndez një shteg verbues nëpër kozmosin e pop-it. Pak më pak se katër vite më parë ajo publikoi dy albumet e parë. Sot, ajo po kërcen dorë për dore me zeitegeistin. Unë hyra në orbitën e Duas nëntorin e kaluar, kur u shfaqa si e ftuar në koncertin e saj virtual Studio 2054. Prodhimi ishte spektakolar dhe gjithëpërfshirës, disi retro, me zërin e saj të njohur. Ndërkohë që unë e di se ç’do të thotë të jesh në syrin e ciklonit, në këtë rast, unë kisha mundësinë që të shihja pamjen e gjerë nga periferia. Etika e saj e famshme e punës rrezatonte gjatë gjithë koncertit. ‘Duhet të punosh fort, që të kesh pak fat’, i tha babai i saj kur ajo ishte më e re. Siç duket ajo e ka dëgjuar. Arritjet e saj janë gjithnjë e më të jashtëzakonshme duke pasur parasysh që ajo është vetëm 25 vjeçe. Ajo është e dashur, cool dhe e zgjuar. Dhe unë, si miliona të tjerë, pres më shumë dhe madje edhe më shumë nga La Lipa”, ka shkruar Minogue për artisten shqiptare.*

 

---

**Categories:** Showbizz
