# Durrës - Ankohen banorët, mungesa e infrastrukturës u mohon të mirat e bregdetit

> Stina e reshjeve është fare pranë tashmë dhe banorët e një zone, në Plazhin e Durrësit, kujtojnë problemet me të cilat ata përballen çdo vit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/durres-ankohen-banoret-mungesa-e-infrastruktures-u-mohon-te-mirat-e-bregdetit/
**Published:** 2018-08-28
**Modified:** 2018-08-28

---

Stina e reshjeve është fare pranë tashmë dhe banorët e një zone, në Plazhin e Durrësit, kujtojnë problemet me të cilat ata përballen çdo vit për shkak të gjendjes në të cilën është rruga përgjatë shtëpive të tyre. Vite më parë, zona e tyre preferohej nga pushuesit, të cilët akomodoheshin aty për shkak të qetësisë që kishin, ndërsa tani një gjë e tillë nuk ndodh më. Nga ana tjetër, në rast reshjes, gjithçka atje mbushet me ujë, duke e bërë situatën edhe më të vështirë.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme, Sociale
