# Durrës/ Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh

> Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që&hellip;

**URL:** https://publialb.al/durres-arrestohen-ne-flagrance-3-drejtues-mjetesh/
**Published:** 2021-04-30
**Modified:** 2021-04-30

---

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. G., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 5, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

Xh. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

A. M., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka shkaktuar aksident rrugor me 4 mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

---

**Categories:** Aktualitet
