# Durrës/ Arrsestohen 3 shtetas për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim

> &nbsp; Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje në qytetin e Durrësit, procedohen penalisht 2 shtetas të mitur. Ato akuzohen për vepra të ndryshme penale dhe nga&hellip;

**URL:** https://publialb.al/durres-arrsestohen-3-shtetas-per-vepra-te-ndryshme-penale-1-prej-tyre-i-shpallur-ne-kerkim/
**Published:** 2021-04-08
**Modified:** 2021-04-08

---

 

Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje në qytetin e Durrësit, procedohen penalisht 2 shtetas të mitur. Ato akuzohen për vepra të ndryshme penale dhe nga burimet e policisë në njoftimin zyrtar thuhet se:

Njoftimi I policis:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin R. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

—

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

- H., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke vjedhur disa pajisje në vagona treni;

 

- P., 53 vjeçe, pasi në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

—

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit e mitur E. S., 17 vjeç dhe K. R., 15 vjeç, banues në Tiranë.

 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme në subjekte të ndryshme në pronësi të shtetasve K. Sh., F. L., R. D., A. Gj.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

---

**Categories:** Kronikë
