# Durrës/ Bie në pranga “makthi” i banorëve, vidhte pajisje shtëpiake dhe armë gjahu nëpër shtëpi

> Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi ka kryer vjedhje në katër banesa të ndryshme brenda një muaji. Ai dyshohet se&hellip;

**URL:** https://publialb.al/durres-bie-ne-pranga-makthi-i-banoreve-vidhte-pajisje-shtepiake-dhe-arme-gjahu-neper-shtepi/
**Published:** 2021-05-02
**Modified:** 2021-05-02

---

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi ka kryer vjedhje në katër banesa të ndryshme brenda një muaji.

Ai dyshohet se ka vjedhur pajisje shtëpiake si dhe armë gjahu. Nga kontrolli i policisë në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, 7 fishekë dhe vegla pune që dyshohet se i ka vjedhur.

Policia ka arrestuar edhe një 40 vjeçar, banues në Durrës, i cili në periudha të ndryshme kohore, në vende të ndryshme në Durrës, dyshohet ka vjedhur 5 biçikleta, në pronësi të shtetasve E. K., F. H., A. A., A. H. dhe H. H.

**Njoftimi i plotë**

*Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura më parë në Durrës, Krujë dhe Lezhë.*

*Arrestohen nga Policia autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve.*

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan shtetasin Y. K., 37 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë.*

*Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Krujë dhe Lezhë, konkretisht:*

*Më datë 31.03.2021, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje shtëpiake në banesën e shtetasit S. Ll.;*

*Më datë 28.04.2021, dyshohet se ka vjedhur një armë gjahu në banesën e shtetasit F. Gj. (të cilën e dispononte me leje);*

*Më datë 17.04.2021, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve G. Z. dhe A. S., banues në Lezhë;*

*Gjithashtu, më datë 30.04.2021, ka tentuar të vjedhë në banesat e shtetasve Gj. Z. dhe A. Z., banues në Lezhë.*

*Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Y. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, 7 fishekë dhe vegla pune që dyshohet se i ka vjedhur.*

*—*

*Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin P. P., 40 vjeç, banues në Durrës.*

*Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, në vende të ndryshme në Durrës, dyshohet ka vjedhur 5 biçikleta, në pronësi të shtetasve E. K., F. H., A. A., A. H. dhe H. H.*

*Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.*

**Top Channel**

---

**Categories:** Aktualitet
