# Durrës - Familja që jeton në varfëri dhe frikë në banesën e rrënuar

> Varfëria që ka pllakosur një familje, e cila jeton në një banesë thuajse të rrënuar në zonën e Plepave në Durrës, ka bërë që jeta&hellip;

**URL:** https://publialb.al/durres-familja-qe-jeton-ne-varferi-dhe-frike-ne-banesen-e-rrenuar/
**Published:** 2018-08-18
**Modified:** 2018-08-18

---

Varfëria që ka pllakosur një familje, e cila jeton në një banesë thuajse të rrënuar në zonën e Plepave në Durrës, ka bërë që jeta e anëtarëve të saj të jetë çdo ditë e rrezikuar. Banesa mund të shëmbet nga dita në ditë, ndërkohë që njerëzit nuk kanë mundësi për ta mirëmbajtur atë. Apeli që ata bëjnë i drejtohet institucioneve të shtetit, që të ofrojnë çdo asistencë të mundshme për gjetjen e një strehimi alternativ. Në këto ditë vere, ku edhe tërmetet nuk kanë munguar, familja e varfër jeton me frikën e fatkeqësisë që mund të ndodhë në çdo çast.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme, Sociale
