# Durrës - Fjetja e së Tërëshenjtës Mari, besimtarët në Manastirin e Shën Vlashit

> Qindra njerëz janë bërë pjesë e traditës së përvitshme, duke kaluar natën pranë Manastirit të Shën Vlashit, në Durrës. Nata e 14 gushtit dhe dita&hellip;

**URL:** https://publialb.al/durres-fjetja-e-se-tereshenjtes-mari-besimtaret-ne-manastirin-e-shen-vlashit/
**Published:** 2018-08-15
**Modified:** 2018-08-15

---

Qindra njerëz janë bërë pjesë e traditës së përvitshme, duke kaluar natën pranë Manastirit të Shën Vlashit, në Durrës. Nata e 14 gushtit dhe dita e sotme shënojnë kremtimin e ditës kur Shën Maria ndërroi jetë. Besimtarët e shumtë orthodhoksë, teksa kanë ndezur qirinj, janë lutur për më shumë fat dhe mbarësi në jetët e tyre. Pas qëndrimit gjatë gjithë natës në Manastirin e Shën Vlashit, sot në mëngjes ata kanë marrë pjesë edhe meshën e shenjtë, që u mbajt me rastin e kësaj të kremte të rëndësishme të kalendarit kishtar orthodhoks.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme, Sociale
