# Durrës - Mbetjet urbane dhe temperaturat e larta, përzirje e rrezikshme për banorët

> Mbetjet urbane në rrugë, përveç se një pamje aspak e bukur për t’u parë, përbëjnë edhe rrezik për shëndetin e njerëzve, veçanërisht tani në stinën&hellip;

**URL:** https://publialb.al/durres-mbetjet-urbane-dhe-temperaturat-e-larta-perzirje-e-rrezikshme-per-banoret/
**Published:** 2018-08-27
**Modified:** 2018-08-27

---

Mbetjet urbane në rrugë, përveç se një pamje aspak e bukur për t’u parë, përbëjnë edhe rrezik për shëndetin e njerëzve, veçanërisht tani në stinën e nxehtë të verës. Ky problem bëhet edhe më i dukshëm në këtë periudhë, pasi sezoni veror shton edhe numrin e popullsisë. Në Durrës, lagjet periferike të qytetit duket sikur janë harruar. Në zonat afër qendrës së qytetit, kazanët e mbetjeve urbane duket se pastrohen më shpesh, ndërkohë që sapo i largohemi pak qendrës, gjendja është krejt tjetër.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme, Sociale
