# Durrës/ Nis proçesi për shpërndarjen e materialeve zgjedhore, në qëndrat e votimit

> Në Durrës sapo kanë mbërritur materialet zgjedhore, përsa i përket zgjedhjeve që do të zhvillohen nesër. KZAZ 21 e pozicionuar tek  pallati i sportit &#8220;Ramazan&hellip;

**URL:** https://publialb.al/durres-nis-procesi-per-shperndarjen-e-materialeve-zgjedhore-ne-qendrat-e-votimit/
**Published:** 2021-04-24
**Modified:** 2021-04-24

---

Në Durrës sapo kanë mbërritur materialet zgjedhore, përsa i përket zgjedhjeve që do të zhvillohen nesër.

KZAZ 21 e pozicionuar tek  pallati i sportit “Ramazan Njala”, bën me dije se ka në patronazh  5 njësi administrative.

Rreth 430 efektivë do të jenë pothuajse në të gjithë qytetin e Durrësit, për të mbikqyrur punën dhe mbarvajtjen e zgjedhjeve, nga shpërndarja e materialeve deri në përfundim të procesit të votimit dhe dorëzimit të kutive në gjashtë KZAZ-të e qarkut.

---

**Categories:** Aktualitet
