# Durrës - PD, Xhaferri: Investimet korruptive dhe pa plan pengojnë zhvillimin e qytetit

> Partia Demokratike në Durrës ka denoncuar sot mënyrën se si drejtohet qyteti bregdetar, ku shpesh investimet publike kryhen pa plan dhe për qëllime haptazi korruptive.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/durres-pd-xhaferri-investimet-korruptive-dhe-pa-plan-pengojne-zhvillimin-e-qytetit/
**Published:** 2018-08-16
**Modified:** 2018-08-16

---

Partia Demokratike në Durrës ka denoncuar sot mënyrën se si drejtohet qyteti bregdetar, ku shpesh investimet publike kryhen pa plan dhe për qëllime haptazi korruptive. Kryetari i demokratëve të Durrësit, Ferdinand Xhaferri, teksa ka nënvizuar faktin se tani jemi në kulmin e sezonit turistik, ka theksuar se rrugët e qytetit janë kthyer në kantjere ndërtimi, duke ua vështirësuar jetën si pushuesve, ashtu edhe vetë banorëve. Njëkohësisht, Xhaferri ka denoncuar zbatimin e projekteve që parashikojnë zgjerimin e trotuarëve, duke vënë në dukje se kjo bëhet për të përfituar më pas nga ndërtimi i parkimeve me pagesë.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme, Politike
