# Durrës - Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta boshatisin plazhin

> Pamja që plazhi i Durrësit kishte sot paradite nuk ishte ajo e ditëve të zakonshme, të nxehta dhe me diell, të muajit Gusht. Reshjet që&hellip;

**URL:** https://publialb.al/durres-reshjet-e-shiut-dhe-temperaturat-e-uleta-boshatisin-plazhin/
**Published:** 2018-08-28
**Modified:** 2018-08-28

---

Pamja që plazhi i Durrësit kishte sot paradite nuk ishte ajo e ditëve të zakonshme, të nxehta dhe me diell, të muajit Gusht. Reshjet që ranë duket se nuk do të jenë vetëm kalimtare, pasi ato kanë sjellë edhe uljen e menjëhershme të temperaturave. Në këto kushte, njerëzit që sot kishin zgjedhur të dilnin në bregdeti ishin shumë të paktë, ndërkohë që pjesa më e madhe bëhej gati t’i thoshte lamtumirë plazhit dhe pushimeve.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
