# DVP Durrës/ Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

> Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dvp-durres-bien-ne-prangat-e-policise-5-shtetas-per-vepra-te-ndryshme-penale/
**Published:** 2021-04-13
**Modified:** 2021-04-13

---

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në lagjen nr. 13, Durrës, 2 shtetas dispononin lëndë narkotike dhe po përgatiteshin për ta shitur atë në doza, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

- D., 30 vjeç dhe A. N., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi prej 61.5 gr lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

---

**Categories:** Kronikë
