# Dy elektricistët humbën jetën në aksidentin tragjik, kolegët bëjnë dedikimin prekës

> Një aksident tragjik me pasojë vdekjen i kanë marrë jetën dy punojsëve të elektrikut në Lushnje. Viktimat ishin Mihal Jani 59 vjeç dhe Ilir Shabani&hellip;

**URL:** https://publialb.al/dy-elektricistet-humben-jeten-ne-aksidentin-tragjik-koleget-bejne-dedikimin-prekes/
**Published:** 2021-04-07
**Modified:** 2021-04-07

---

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen i kanë marrë jetën dy punojsëve të elektrikut në Lushnje. Viktimat ishin Mihal Jani 59 vjeç dhe Ilir Shabani 54 vjeç. Kolegët e OSHEE kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të parakohshme, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të tyre

**Postimi i OSHEE**

Të tronditur thellë dhe tejet të trishtuar për ndarjen nga jeta parakohe të dy kolegëve tanë.

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur ditën e djeshme, i mori jetën tragjikisht elektricistëve, Mihal Jani 59 vjeç dhe Ilir Shabani 54 vjeç.

Një humbje e madhe jo vetëm për ne, po për të gjithë qytetin e Lushnjës ku kanë shërbyer prej mbi 20 vitesh me përkushtim dhe devotshmëri.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre për këtë dhimbje kaq të madhe!

 

---

**Categories:** Uncategorized
