# E humbi në luftën e Kosovës, këngëtarja e njohur përkujton me dhimbje 22-vjetorin e të atin (FOTO)

> Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, ditën e sotme ka përkujtuar me dhimbje babain e saj, i cili humbi jetën 22 vite më parë në luftën&hellip;

**URL:** https://publialb.al/e-humbi-ne-luften-e-kosoves-kengetarja-e-njohur-perkujton-me-dhimbje-22-vjetorin-e-te-atin-foto/
**Published:** 2020-07-17
**Modified:** 2020-07-17

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/83cfa6f23d9724f0a7c39bdcf0d9cf86_L-1-300x174.jpg)

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, ditën e sotme ka përkujtuar me dhimbje babain e saj, i cili humbi jetën 22 vite më parë në luftën për Pavarësinë e Kosovës. Edhe pse kanë kaluar 22 vite dhimbja e Leonorës për babain është e njëjtë. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, ajo ka treguar se ka vizituar varrin e babit.

“22 vite pa ty babi, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës,” shkruan këngëtarja krah postimit. Qazim Jakupi ra dëshmor në vitin 1998 në luftën e Kosovës.

![Screenshot_14.png](https://cms.newsbomb.al/media/images/2020/07/16/Screenshot_14.png)

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** E humbi në luftën e Kosovës, këngëtarja e njohur përkujton me dhimbje 22-vjetorin e të atin (FOTO)
