# E marta e Shën Ndout, mijëra besimtarë drejt Laçit, trafik i rënduar në rrugë

> Besimtarët janë drejtuar sot drejt Kishës së Shën Ndout, duke rënduar trafikun në Laç. Sot është e marta e tretë e Shën Ndout. Me mijëra&hellip;

**URL:** https://publialb.al/e-marta-e-shen-ndout-mijera-besimtare-drejt-lacit-trafik-i-renduar-ne-rruge/
**Published:** 2021-04-06
**Modified:** 2021-04-06

---

Besimtarët janë drejtuar sot drejt Kishës së Shën Ndout, duke rënduar trafikun në Laç.

Sot është e marta e tretë e Shën Ndout. Me mijëra besimtarë i janë drejtuar vendit të shenjtë, duke krijuar një trafik të rënduar nga autostrada në drejtim te kishës.

Besimtarët e krishterë, por dhe qytetarë të tjerë, zgjedhin “të martat e shenjta”, për të shkuar në Kishën e Shën Ndout, ku luten për veten dhe njerëzit e tyre të dashur. Janë 12 të marta dhe sot është e treta.

![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2021/04/La%C3%A7-2.jpg)

**Top Channel**

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** e marta, kisha lacit, ritet, trafiku
